Muçi: Shqiptarët ikin sepse në vend është vrarë shpresa, po krijohet një brengë pamundësie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2022, 21:43
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, pedagogu dhe aktivisti Redi Muçi u shpreh se shqiptarët largohen për shkak se është vrarë shpresa.
Ai shtoi se në vend shembet shtëpitë për të ndërtuar kullat dhe bëhen koncesione duke krijuar pamundësi për qytetarët.
Muçi: Mendoj se në Shqipëri është vrarë shpresa, sepse përjetimi që ka çdo qytetar është se po ngrihen kulla duke u shkatërruar shtëpi. Koncesione me incineratorë, koncesione me portin e Durrësit që është afera e fundit dhe krihet një brengë pamundësi, edhe për njerëzit që janë të angazhuar.
Me përpjekjet tona për të ngritur sindikata, kemi eksperienca që një pjesë e tyre kanë marrë gomonet për tu larguar.

