Manaj: Protesta e shqiptarëve në Britani, reagim i duhur, ka fushatë me qëllime politike kundër tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2022, 21:17
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, gazetari Arben Manaj u shpreh se Protesta e shqiptarëve në Britani është reagim i duhur.
Ai shtoi se ishte reagim i natyrshëm pasi shumica e shqiptarëve që jetojnë në Britani u ndjenë të ofenduar dhe se ka një fushatë kundër shqiptarëve me qëllime politike.
Manaj: Protesta e shqiptarëve reagim i duhur. Reagim i natyrshëm pasi shumica e shqiptarëve që jetojnë në Britani u ndjenë të ofenduar. Ishte një protestë shembull. Ka një fushatë kundër shqiptarëve dhe po bëhet për qëllime politike. Janë 12 mijë shqiptarë që kanë ardhur në Angli. Kam ndërhyrë në disa media për të ndaluar vrerin ndaj shqiptarëve.
