Ori Nebiaj pranon mandatin, plotëson formularin e vetëdeklarimit, nesër e dorëzon në KQZ
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2022, 18:17
Ori Nebiaj ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit për mandatin e deputetes dhe pritet që ta dorëzojë atë nesër në KQZ.
Lajmin ajo e ka bërë me dije vetë përmes një postimi në Instagram ku shkruan se ky do të jetë privilegji më i madh i jetës së saj.
Nebiaj: Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë. Formulari gati për tu dorëzuar nesër në KQZ!


