Situata në veri të Kosovës, Peleshi nga Korça: Ne jemi për zgjidhjen me dialog
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka komentuar nga Korça situatën në veri të Kosovës. Peleshi thotë se Kosova është në të drejtën e vet të kërkojë reciprocitetin, por nënvizon se zgjidhja vjen vetëm përmes dialogut.
Peleshi: Komenti im është ai që qeveria shqiptare e ka bërë dhe publikisht, ne jemi për zgjidhjen me dialog. Natyrisht Kosova është në të drejtën e vet të kërkojë reciprocitetin, Kosova është një vend shtet i pavarur, vetëm rruga e dialogut, ai është rruga që do zgjidhë gjithë çështjet e vendeve tona drejt destinacionit që Ballkani Perëndimor ka, që është integrimi në strukturat euroatlantike. Ne jemi 3 nga 6 vendet që gjysmën e rrugës e kemi kryer, jemi anëtare të NATO por jemi ende në procesin e integrimit të BE. Është aspiratë e të 6-ve. Serbia e ka axhendë të ndryshme nga ne përsa i përket antarësimit të NATO por gjithë vendet e tjera rrugën drejt NATO-s e kanë destinacion. Kemi disa vite që dialogu që është një proces që po ndodh dhe nuk është një apel që i përket së ardhmes. Po ndodh, është mirë që gjithë arritjet të mbahen e ndërtohen mbi to.
Sa i takon luftës ruso-ukrainase, ai tha se nesër ka një ngjarje të rëndësishme në këtë drejtim.
Peleshi: Nesër do ketë një ngjarje të rëndësishme që është një takim i Grupit të kontaktit, funksionon nën drejtimin e sekretari e mbrojtjes të USA, Zotit Ostin. Kjo është një aleancë përtej NATO, janë rreth 55 shtete, pro paqes, pro Ukrainës dhe kundër luftës të Putin në Ukrainë. Lufta nuk duhet të kishte filluar, duhet të mbarojë sa me shpejt. E ka futur botën në një gjeopolitike të re. Edhe në vendin tonë inflacioni, edhe pse më i përmbajtur por i rritur, çmimin e produkteve të kësaj lufte, inflacioni është mbajtur në 6.4%. Ne mbrojmë familjet tona me çmimin e energjisë, me 80% të buxhetit të shtetit. Përmenda disa prej faktorëve ekonomikë se pse presidenti Zelenski G20 të bëjnë presionin e nevojshme ndaj diktatorit Putin. Ne jemi pjesë e sanksioneve, që ditën e parë u bashkuam sanksioneve ndaj Rusisë, urojmë që ky presion ndërkombëtar, mbështetja me e madhe ushtarake që i është dhënë Ukrainës do të shërbejnë për të tërhequr Putin dhe dhënien fund të luftës.

