Një abetare Ardi Veliut

Drejtuesit e policisë së shtetit dhe ata që do të synojnë poste të larta, do ti nënshtrohen vetingut. Propozimi që të jetë Ardi Veliu për të drejtuar kontrollin, ka sjellë debate në komisionin e Sigurisë. Ervin Salianji e ka konsideruar ish drejtorin e rendit analfabet, ndaj premtoi ti bëjë dhuratë një abetare.

Drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Ardi Veliu, është bërë sërish temë diskutimi në Komisionin e Çështjeve të Sigurisë.

Shkak është bërë diskutimi për të rikthyer vetingun në polici, në debatin për të cilin kreu i Agjencisë së Kontrollit të Punonjësve të Rendit, nuk ka marrë pjesë.

Deputeti demokrat Ervin Salianji, për të kundërshtuar draftin theksoi se qeveria vijon të vërë në krye të institucioneve, njerëz manipulues, që nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë, duke sjellë në vëmendjen shkresën e dorëheqjes së Veliut nga Drejtori i Policisë së Shtetit.

“Do ti jap një abetare që të mësojë shkrim e këndim, njëherë, drejtori i kësaj. Do jua jap që tja jepni drejtorit. Nëse kalon testin hajde të diskutojmë. Nuk shkon që të ketë kriminel, ligjin që i jep një anafalbeti funksional që fyen çdo qytetar shqiptar, të kalojë në veting punonjësit e policisë së shtetit. Ka thuajse 5 vite që kemi kaluar një ligj për të cilët qytetarët shqiptarë kanë paguar miliarda lekë dhe ka dështuar.

Fakti që Veliu nuk ishte pjesë në diskutime, bëri që Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço të replikonte me Salianjin

Nasip Naço: “Depresioni juaj na shqetëson. Ky është depresion”.

Në ndryshimet e bëra për vetingun në polici, saktësohet se kontrollin do ta realizojë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, që prej pak ditësh drejtohet nga Ardi Veliu. Në sitë parashikohet të jenë drejtuesit e policisë dhe ata që konkurojnë, për këto poste si dhe efektivët me risk korruptimi.