Lirohen 95 gratë që punonin në serat me kanabis në Berat, paguheshin 5 mijë lekë në ditë, u mbajtën me forcë

Gratë e ndaluara në fermën e kanabisit në Berat, janë lënë të lira me urdhër të prokurorisë. Policia e shtetit në një deklaratë për operacionin tha se ka arrestuar11 persona të dyshuar si organizatorë të aktivitetit kriminal, përfshirë edhe pronarin e serave. Punonjëset nga periferia e Tiranës dhe disa qyteteve të tjera, paguheshin 5 mijë lekë në ditë dhe dyshohet se mbaheshin forcërisht aty, pasi fillimisht u ishte thënë se do punonin me vjeljen e ullinjve.

Prokuroria e Beratit urdhëroi lirimin e 95 grave që u ndaluan të enjten teksa punonin në fermën e kanabisit në fshatin rërëz.

“Në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është arritur që tu meret deklarim dhe të pyeten të gjitha këto shtetase, më pas ato janë transportuar me mjete të drejtorisë vendore të policisë Berat, për në ambjentet e banesave të tyre.Prokuria po heton dhe vlerëson nëse jemi përapara kryersjes së kësaj veprimtarie, në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal” tha Prokurorja

Gratë nga periferia e Tiranës dhe Krujës, mësohet se paguheshin me 5 mijë lekë në ditë, ndërkohë që ka dyshime se mbaheshin forcërisht në punë pasi kishin kërkuar të largoheshin pasi kishin kuptuar se kishin të bënin me kanabis.

Sipas dëshmive të dhëna nga gratë në policinë e Beratit, oferta e punës atyre u ishte bërë për të vjelë ullinj por pasi kanë shkuar atje, janë përballur me një situatë krejt tjetër.

Drejtori i policisë kriminale Neritan Nallbati, theksoi se gjatë aksionit të koduar me emrin “Stuhia” janë vënë në pranga 11 persona të dyshuar si organizatorë të aktivitetit dhe janë sekuestruar 700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisim gjithsej 870 kg droge.

Në zonën ku u zhvillua operacioni ndodhen tri sera, ndërkohë që ajo ku është gjetur lënda narkotike, është në pronësi shtetasit Hamdi Dyli, I cili ndodhet mes 11 personave të arrestuar pasi kishte dhënë ambientin me qira. Në serën ku përpunohej lënda narkotike e cila dyshohet se përgatitej për trafikim, me sipërfaqe rreth 2 hektarë, ishin përshtatur edhe ambiente fjetjeje me dyshekë me ajër dhe dushe për t’u larë për punonjëset që qëndronin aty.

Te arrestuarit

1-Jurgen Ujkaj

2-Bashkim Mema

3-Sidrit Bisha

4-Endrit Xheka

5-Edison Mema

6-Mirvaldo Disha

7-Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat.

8-Blerim xheka

9-Samuel Lushaj

Kur forcat e policisë së Shtetit ndërhynë i gjetën në proces pune.