Sulmi me thikë, nisen drejt Tiranës kryebashkiaku i Divjakës, dhe shoferi i tij

Sillen në Tiranë për mjekim të specializuar kryetari I bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferi I tij, Gazmir Bullari

Paraditen e sotme ai së bashku me shoferin e tij u sulmuan me thikë nga një ish punonjës i bashkisë së Divjakës.

Të dy do i nënshtrohen një mjekimi më të specializuar.

Policia ka arrestuar Orges Xhelilin ish punonjës i bashkisë si autor të këtij sulmi ndërsa burimet bëjne me dije se shkak ka qenë një debat mes punonjësit dhe kryebashkiakut për largimin nga puna të bashkëshortes së tij infermiere.

Gazetarja e Ora News Anxhela Celibashi informon se kokoneshi ka marrë 4 goditje me thikë në shpatull dhe gjëndja e tij shëndetësore është e specializuar ndërkohë më rëndë mbetet gjëndja shëndetësore e shoferit.