Elbasan/ Me automatik në thas, 30 vjeçari lëvizte nëpër fshat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2022, 09:41
Një 30 vjeçar që qarkullonte me automatik, me një krehër me fishekë, në fshatin Muriqan të Elbasanit është arrestuar nga policia e këtij qyteti.
Personi i arrestuar është identifikuar si E.H.
Nga video që ka shpërndarë policia duket që arma mbahej në thes të bardhë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe municioni luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 30 vjeç, banues në Muriqan, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.