PS nuk i druhet protestës nesër, Gjiknuri: Nuk ka gjë për tu shqetësuar. Shqipëria ka parë edhe më keq

Socialistët nuk janë të shqetësuar për protestën që do të mbahet nesër pasdite para kryeministrisë të thirrur nga Partia Demokratike.

“Një miningjarje në rrugën e madhe të një kombi. Nuk është hera e parë” e quajti Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri në një prononcim për gazetarët nga qyteti i Elbasanit.

Pas shqetësimit ka dhe një por…

Damian Gjiknuri: “Shpresojmë që të mos u kthehen rimineshencat e të kaluarës së pesonave që kanë marrë përsipër ta udhëheqin. Shqipëria ka parë edhe më keq. Është shumë më e përgatitur seç ka qenë dhe kombi ka sfida më të mëdha nga ngjarje globale që nuk varen nga ne.  Stabiliteti i këtij vendi është shumë më i madh sesa interesat e ngushta të disa aktorëve që duan të na kthejnë pas”

Gjiknuri u tregua i qetë duke lënë të kuptojë se nuk  ka frikë që kjo protestë do të rrëzojë qeverinë.

Damian Gjiknuri:Shqiptarët vërtet janë në një moment të vështirë sa i takon ngjarjeve që lidhen me luftë ndhe inflacionit por Shqipëria është në një dorë më të sigurtë. Çdo gjë tjetër do të jetë një ngjarje më shumë që njeriu i jep rëndësi gjatë ditës por kur kthen kokën pas disa vitesh kupton se nuk ka pasur gjë për tu shqetësuar.”

Nuk la pa thumbuar dhe gjëndjen aktuale brenda Partisë Demokratike ku tha se atje ka shumë “kryedemokratë”

Po a do të rikandidojë PS sërish Gledian Llaten për postin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit?

Damian Gjiknuri: “Ka treguar veten në lartësinë e duhur por do ta merrni vesh në kohën e duhur. Me zotin Llatja Elbasani ka një të ardhme më të mirë.