"Morën hak për ndaj “Bedel, llaxore, llum, këlyshë”. Bushka bën siç thotë Rama, përjashton Edi Palokën e Bujar Leskajn
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën vendosi të përjashtojë nga 10 seanca parlamentare deputetët demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Edi Paloka dhe Bujar Leskaj u përplasën në parlament me kryeministrin vetëm një ditë pas breshërisë së fyerjeve që Rama lëshoi ndaj deputetëve të opozitës mes të cilave "Ju jeni ca të mbaruar, ju jeni bedelë, llaxore të marra, kastravecë."
Masa u mësua sot ndërkohë Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e Edi Palokës dhe të deputetit Bujar Leskaj nga punimet e Kuvendit për 10 ditë, me arsyetimin se “ishin të dehur” seancën e djeshme parlamentare por Edi Paloka e mohon kategorikisht duke deklaruar se i dhanë kryeministrit atë përgjigje që meritonte pas.
Paloka shkon më tej kur pyet nëse Rama do përjashtohet që vjen i droguar në çdo seancë.
"Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen, mund te bejme teste te dyja palet . Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…" deklaroi dje Paloka
Njoftimi i Kuvendit
"Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me fyerjen e etikës parlamentare, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 10.11.2022, nga dy deputetët, z. Bujar Leskaj dhe z. Edi Paloka.
Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro dhe 2 Kundër, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë” për deputetët z. Bujar Leskaj dhe z. Edi Paloka."
