"Pse më lëvize gruan nga puna" sherri para sulmit me thikë të kryebashkiakut Kokoneshi. Plagoset shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2022, 10:29
Detaje të reja nga sulmi me thikë ndaj kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi paraditen e sotme.
I dyshuari si autor, Orges Xhelili ish punonjës i bashkisë debatoi me kryebashkiakun e Divjakës për lëvizjen me punë të bashkëshortes infermiere
Pas debateve Orges Xhelili sulmoi Fredi Kokoneshin me thikë. I plagosur ka mbetur edhe shoferi i kryebashkiakut që ndërhyri për të shmangur sulmin.

Orges Xhelili dhe Fredi Kokoneshi
