Berisha: Ja pse Alqi Bllako u rikthye në qeli, pas aferës së Incineratorëve Edi Rama e Arben Ahmetaj

Kryetari i PD-së Sali Berisha tregon çfarë fshihet pas rikthimit në në qeli të ish deputetit Alqi Bllako më 9 nëntor.

“Riarrestimi me negociata i të famshit Alqi Bllako nuk është gjë tjetër veçse proces negociatash që të mos flasin e shumë e shpejt të dalin nga burgu”tha Berisha sot në konferencë për shtyp.

Kryetari i PD-së akuzon SPAK se po kërkon të mbyll aferën e incineratërëve pas të cilës thotë ai nuk është Lefter Koka por Edi Rama.

Sali Berisha: “Lefter Koka si ministër i Mjedisit nuk ka pasur kurrë fonde. Lefter Koka kurrë nuk mund të ndëtonte asnjë djegës në Elbasan, Fier apo Tiranë. Që të gjitha lekët janë nxjerrë nga Fondi i Emergjencave të Këshillit të Ministrave me dy firma, të Edi Ramës dhe Arben Ahmetaj. Kurrë nuk mund të preken pa këto firma. Është Edi Rama që vendosi të vjedhë fondin e Këshillit të Ministrave. SKAP i partië nuk njeh normë e standard asgjë”

Berisha denoncon dhe përfshirjen e Ramës tek djegesi i Elbasanit

Sali Berisha: Edi Rama urdhëroi SKAP-in e partisë të mbyllë hetimet për djegësin e Elbasanit. Një akt i mirëfilltë kriminal.
Dosja e Elbasanit është dosja e parë e organizatës kriminale që kryeson Edi Rama, por është dy herë më e madhe ajo e Fierit dhe katër herë më e madhe ajo e Tiranës.

Ato janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Askush përveç SKAP-it të partisë nuk mund t’i zgjidhë ato. SKAP-i partisë shkelmoi mbi të gjitha shkeljet e Edi Rarmës, Agaçit dhe të tjerëve edhe në rastin e Elbasanit.

SKAP-i i partisë së tij injoroi faktin se Edi Rama futi në zjarr dhe dogji planin e veprimit të hartuar me 4 milionë euro nga BE për mbetjet.
Edi Rama për krijimin e ndërmarrjes së tij për djegësa, grisi vendimin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, që i thotë se kjo formë me negociata të mbyllura, nuk ekziston. SKAP-i i partisë e legjitimon me një akt kriminal. SKAP-i i partisë injoroi faktin se janë kryer 17 procedura nga Agaçi i Ramës në 24 orë, janë mbledhur 17 firmë, që nuk ndodh në histori përveç gjendjeve super të jashtëzakonshme.