"Dil nesër protesto për vete e fëmijët e tu! Protesto për vjedhjen, dhunimin e poshtrimin", thotë Paloka
"Dil neser e protesto ! Mjaft u ankove kafeneve! Mjaft “u revoltove” ne fb!
Kjo është thirrja e deputetit demokrat, kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka një ditë përpara protestës së shtunës që ka thirrur opozita dhe pritet të nisë në orën 16:00.
Paloka shkruan ne facebook: “Protesto përpara se të mendosh të largohesh. Ky është vendi yne dhe këtu do të rrisim fëmijët tanë.
Nuk ka nevoje të protestosh për politikanet. Protesto për vete e per femijet e tu !
Protesto per vjedhjen, dhunimin e poshtrimin qe kjo qeveri te ben cdo dite! Protesto kunder padrejtesive e arrogances !
Protesto kunder nje qeverie e nje kryeministri qe jo vetem te vjedh per luksin e tij personal , po pasi te vjedh e te dhunon edhe tallet e kerkon te te poshtroje !
Protesto perpara se te te vijne tek dera per te te shembur shtepine apo biznesin; perpara se te biesh viktime e krimit apo e policise se krimit ; perpara se femijet e tu te mbetur pa shkolle e pa pune te marrin rruget e emigrimit …
Protesto ne se nuk do qe te trajtohesh si skllav nga qenie pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, bedele te pafytyre qe qendrojne ne krye te shtetit me voten qe ta kane vjedhur ose blere per nje cope buke e tani kerkojne te te marrin gjithshka te ka mbetur!
Protesto neser me 12 nentor , ora 16.00
Protesto…
