Nesër protesta/ Berisha: Të gjithë mund të vijnë veç Lulzim Bashës. Të ketë burrëri të tregojë edhe nëse i takon me hy brenda

Kryetari i PD-së fton të gjithë qytetarët të dalin nesër të bashkohen e çelin një lëvizje masive që ka synim madhor përmbysjen e regjimit antishqiptar të Edi Ramës. 

Në konferencën për median  Sali Berisha ftoi të githë demokratët dhe socialistët që janë shumë më afër demokratëve sesa sektit të rilindjes.

Berisha tha se të mirëpritur janë të gjithë deputetët demokratë me përjashtim të Lulzim Bashës.

“Të gjithë mund të vijnë përveç Lulzim Bashës që duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme që ka. Të tjerët nuk mund të më marrin leje mua. Basha të ketë burrëri të tregojë edhe nëse i takon me hy brenda. Ose të shpallet i penduari i drejtësisë dhe do të përfitojë lehtësira por të tregojë të vërtetën”

Berisha kishte dhe një mesazh për policinë: Mos revoltoni protestuesit!