Ora News zbulon detaje nga protesta nesër. A është opsion skenari për hyrjen në Kryeministri

Zbulohen detaje të orgazimit të protestës nesër para kryeministrisë nën moton “Shqipëria në rrezik, protesto t’i dalim zot bashkë.

Nesër në orën 14:00 ngrihet tribuna përballë Kryeministrisë.

Protesta është thirrur në orën  16:00 dhe një pjesë e qytetarëve do ti bashkohen direkt protestës në shesh, pjesa tjetër e militanteve dhe kandidatët të cilët do të futen në primaret e Tiranës, do të jenë në vijë të parë dhe do të nisen me Berishën nga selia, do të marshojnë në Kryeministri.

E njëjta strategji do të jetë edhe me Partinë e Lirisë. Protesta është parashikuar të zgjasi deri në 3 orë.

Nuk ka një skenar për të tentuar futjen në Kryeministri, pasi sipas burimeve është momenti i gabuar, për shkak të organizimit të PD, për të shkuar në zgjedhje, por varet edhe nga reagimi i vetë qytetarëve, bën të ditur gazetarja e Ora News Katerina Hysenllari.