Sulmohet me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, plagoset shoferi. Arrestohet autori

Fredi Kokoneshi u qëllua pranë zyrës, nga Orgest Xhelili, ish punonjës i të njejtës bashki, tashmë i vënë në pranga. Shkak dyshohen vendime për shkarkime nga puna nga drejtuesi socialist. I plagosur në rrezik për jetën ndodhet edhe shoferi I të zgjedhurit vendor.

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi po i drejtohej zyrës, kur u qëllua me thikë pas shpine paraditen e 11 nentorit 2022.

Orgest Xhelili, 46 vjeç, personi që shihni në këtë foto është autori i sulmit që u shënua rreth orës 09:30 minuta në oborrin e bashkisë së Divjakës.

Kryebashkiaku Kokoneshi mori 4 goditje thike në pjesën e shpatullës dhe në brinjë.

Shoferi i të zgjedhurit vendor, Gazmend Bullari që ndërhyri për ta mbrojtur u godit të paktën 5 herë me thikë në pjesën e barkut.

Autori Orgest Xhelili, që u vu në pranga mësohet se ishte shkarkuar rreth 7 muaj e parë nga puna si Inxhinier I IT pranë Bashkisë së Divjakës.

Ndërsa bashkëshortja e drejtore poliklinike në Divjakë kishte marrë urdhër transferimi në një fshat.

Këto lëvizje nga puna, dyshohet se janë edhe shkaku i sulmit ndaj kryebashkiakut Kokoneshi, por hetuesit ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit

"Nga ana jonë do punohet për të sqaruar tëgjitha rrethanat.  Jemi vetëm në fillim te hetimeve"

Kryebashkiaku i Divjakës dhe shoferi I tij u vizituan në pitalin e Lushnjes, nga përfaqësues të PS që nuk nguruan ta konsiderojnë ngjarjen si sulm me motive politike ndaj zyrtarit në detyrë.

Pas një ndërhyrje kirugjikale  kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi u soll në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, ndërsa shoferi i tij Gazmend Bullari ndodhet ende në gjendje të rëndë dhe nuk mund të lëvizë.

Ky është sulmi i dytë ndaj drejtuesit socialist të Bashkisë së Divjakës. Në muajin Korrik, Kokoneshi u dhunua nga 32-vjeçari Dritan Sterkaj, ngjarje të cilën e denoncoi vetë.

 

NE PERDITESIM

Ora 11:02 Balla bën me faj politikën: Një i çmendur mori thikën.... 

Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi, dhe shoferi i tij Gazmir Bullari po i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale pas sulmit me thikë që u shënua paraditen e 11 nëntorit afër bashkisë së Divjakës.

Policia ka arrestuar Orges Xhelilin ish punonjës i bashkisë si autor të këtij sulmi ndërsa burimet bëjne me dije se shkak ka qenë një debat mes punonjësit dhe kryebashkiakut për largimin nga puna të bashkëshortes së tij infermiere.

Forca të shumta policie po ruajnë spitalin ndërkohë që drejtuesi Politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, kryebashkiaku i Fierit Armando Shubashi dhe kryebashkiakja e Lushnjes Eriselda Sefa kanë shkuar në spital për të mësuar gjëndjen shëndetësore të Kokoneshit.

Në një prononcim për median Taulant Balla e quajti ngjarje të rëndë sulmin.


Ora 10:44 Policia informacion mbi sulmin ndaj kryebashkiakut te Divjakes

Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, Fredi Kokoneshin me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Ora 10:29 "Pse më lëvize gruan nga puna" sherri para sulmit me thikë të kryebashkiakut Kokoneshi

Sulmohet me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi
Orges Xhelili dhe Fredi Kokoneshi

Detaje të reja nga sulmi me thikë ndaj kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi paraditen e sotme.

I dyshuari si autor, Orges Xhelili ish punonjës i bashkisë debatoi me kryebashkiakun e Divjakës për lëvizjen me punë të bashkëshortes infermiere

Pas debateve Ergest Xhelili sulmoi Fredi Kokoneshin me thikë. I plagosur ka mbetur edhe shoferi i kryebashkiakut dhe një qytetar që ndërhynë për të shmangur sulmin.


Ora 10:11 Plagoset me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi

Sulmohet me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi
Foto nga vendi i ngjarjes

Plagoset me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në qendër të qytetit.

Nga informacionet e para mësohet se autori është Orges Xhelili dhe sulmi me thikë ka ndodhur pas një konflikti.

Kokoneshi është transportuar në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, mëson Ora News.

Sulmohet me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi
Fredi Kokoneshi