PD çon në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit

Partia Demokratike padit në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen e ndërtimit të Portit të Durrësit.

"Një aferë e gatuar në fshehtësi, jo thjesht me mungesën e transparencës por e bërë qëllimisht. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private. Dhënia për interesa përfitimi individësh privatë nën petkun e  investitorëve strategjikë por në fakt kompani offshore që pas tyre qëndrojnë interesat e pushtetarëve" tha Oerd Bylykbashi i cili depozitoi dosjen në Gjykatë

Me kërkesë të qeverisë Kuvendi votoi të mërkurën e 9 nentorit futjen me procedurë të përshpejtuar projektligjin për marrëveshjen e ndërtimit të Portit të Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtetsa të larta dhe port jahtesh.