Ky është 46 vjeçari i arrestuar për sulmin me thikë ndaj kryebashkiakut Kokoneshi

Ora News siguron foton e autorit të akuzuar për sulmin me thikë ndaj Fredi Kokoneshit, me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë.

Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi Orges Xhelili 46 vjeç dyshohet goditi me mjet prerës, Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij  Gazmir Bullari, 45 vjeç. 

Ata u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Lushnjë ku iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale.

Policia ka arrestuar Orges Xhelilin ish punonjës i bashkisë si autor të këtij sulmi ndërsa burimet bëjne me dije se shkak ka qenë një debat mes punonjësit dhe kryebashkiakut për largimin nga puna të bashkëshortes së tij infermiere.

Forca të shumta policie po ruajnë spitalin ndërkohë që drejtuesi Politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, kryebashkiaku i Fierit Armando Shubashi dhe kryebashkiakja e Lushnjes Eriselda Sefa kanë shkuar në spital për të mësuar gjëndjen shëndetësore të Kokoneshit.

Në një prononcim për median Taulant Balla e quajti ngjarje të rëndë sulmin.