Sulmohet me thikë Kryebashkiaku i Divjakës, Balla bën me faj politikën: Një i çmendur mori thikën....
Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi, dhe shoferi i tij Gazmir Bullari po i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale pas sulmit me thikë që u shënua paraditen e 11 nëntorit afër bashkisë së Divjakës.
Policia ka arrestuar Orges Xhelilin ish punonjës i bashkisë si autor të këtij sulmi ndërsa burimet bëjne me dije se shkak ka qenë një debat mes punonjësit dhe kryebashkiakut për largimin nga puna të bashkëshortes së tij infermiere.
Forca të shumta policie po ruajnë spitalin ndërkohë që drejtuesi Politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, kryebashkiaku i Fierit Armando Shubashi dhe kryebashkiakja e Lushnjes Eriselda Sefa kanë shkuar në spital për të mësuar gjëndjen shëndetësore të Kokoneshit.
Në një prononcim për median Taulant Balla e quajti ngjarje të rëndë sulmin.
Taulant Balla: "Ngjarja është shumë e rëndë. Shpresoj që tia hedhin kësaj situate të vështirë. Ata I janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Është produkt i ndasisë politike. Shpresoj që çdo qytetar ta kuptojë që në këto ditë të vështira të jemi të bashkuar jo të ndarë”
Një i çmendur mori thikën doli nga shtëpia dhe shkoi ta godasë. Të ndalet ndasia politike. Mjaft më duke vrarë njëri tjetrin"
Mësohet se si kryebashkiaku si shoferi i tij ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
