Jep dorëheqjen Prokurori i Elbasanit Platin Aliçka, Etleda Çiftja vijon betejën ligjore me SPAK

Jep dorëheqjen Prokurori i Elbasanit Platin Aliçka. Mësohet se shkak janë arsyet shëndetësore.

Aliçka ka motivuar largimin e tij nga sistemi i prokurorise për arsye shëndtësore pasi një herë çdo tre muaj e ka te detyrueshme kontrollin mjekësor.

Ndërkohë sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit mbahet seanca ndaj anëtares se KPK-së Etleda Çiftja. SPAK ankimoi vendimin e GJKKO-së që e shpalli të pafajshme komisioneren e Vettingut.