Ngjela pro portit të Durrësit: Është sukses i madh për Shqipërinë, shkon GDP-ja në 90 mld euro

Zhvendosja e Portit të Durrësit dhe ndërtimet e parashikuara në të për opozitën është një tjetër aferë korruptive ku kompanisë investuese po i falet toka në një zonë të shumë kërkuar dhe po ashtu edhe taksat.

Por avokati Spartak Ngjela, ashtu si edhe qeveria, e sheh një sukses të madh për vendin.

Për Rtv Ora, ai thotë se ky investim e çon GDP e Shqipërisë në 80-90 mld euro.

Ngjela: Unë jam me 2 miliardëshin e portit të Durrësit. Është ngritur tensioni në Beograd dhe Moskë për këtë. Ky është sukses i madh për Shqipërinë, nuk më duhet kush e bën. Është shumë në favorin tonë se nuk kemi prodhim. Janë shkatërruar 500 fabrika me urdhër të Beogradit. Na jep ndihmë shumë të madhe për GDP, pagat, për gjithçka. GDP jonë është 32 mld euro, 55% është informale. Me këtë shkon 80-90 mld euro GDP. Nuk ka serbë dhe asgjë atje, atë e bën politika e lartë e Paqësorit.