NATO për sigurinë kibernetike, Neuberger: Ndihma ndaj Shqipërisë ishte një moment historik
Në konferencën e NATO-s në Itali për sigurinë kibernetike, Anne Neuberger, zëvendës këshilltarja për sigurinë kombëtare e deleguar në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se ndihma që iu dha "Shqipërisë ishte një moment historik, por duhet të ishim më të shpejtë".
"Ashtu siç kemi përgjegjësinë për t'iu përgjigjur krizës klimatike, kemi gjithashtu përgjegjësinë për t'iu përgjigjur krizave kibernetike.
"E pamë rëndësinë e këtij bshkëpunim me atë ç'ka ndodhi këtë verë në Shqipëri, kur aktorë shtetërorë iranianë, nisën një sulm shktarërrues kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s. E në këtë rast Nato u aktivizua shpejt për t'i dhënë përgjigje sulmit e mbështetje politike Tiranës.
Por realiteti është se ne nuk ishim aq të shpejtë sa duhet e mund të ishim në ofrimin e kësaj mbështetje të drejtpërdrejtë teknike e cila ishte e nevojshme. E megjithatë më duhet ta theksoj se ky pretendim ishte historik: atribuimi i NATO-s në aftësisë për të ofruar këtë mbështetje politike për një vend që është nën një sulm të rëndësishëm kibernetik ka qenë historik.
Ne duhet të jemi më të shpejtë, si aleancë, në ofrimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë teknike të nevojshme, nëse një vendi përballet me një sulm të rëndësishëm shkatërrues," tha ajo.
