Berisha: Rama me ndërhyrjet e tij është rreshtuar me Serbinë kundër Kosovës, avokat i Vuçiçit
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, kreu i PD-së Sali Berishën u shpreh se Lista Serbe është krijesë e Vuçiç në Prishtinë.
Berisha tha se Edi Rama me ndërhyrjet e tij në dialogun Prishtinë-Beograd dhe në anësimin me Serbinë është shndërruar në një faktor kryesor të situatës.
Berisha: Lista Serbe është krijesë e Vuçiç. Nëse bota e lexon mirë Vuçiçin, sepse Kosova do të zbatojë ligjin për targat. Edi Rama me ndërhyrjet e tij në dialogun Prishtinë-Beograd dhe në anësimin me Serbinë është shndërruar në një faktor kryesor të situatës.
Plani franko-gjerman është i bazuar në marrëveshjen e përgjithshme të vitit 2013 të firmosur nga të dyja palët. Marrëveshja e përgjithshme është firmosur nga të dyja palët, por në vend që ta zbatonin, por këta dalin me teorinë që çfarë t’i japin plus Serbisë? Toka dhe Ballkanin e Hapur. Shqipëria është bërë në KiE avokate e Vuçiçit.

