Gjykata e Apelit Tiranë shtyn për në 6 dhjetor seancën për PD
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2022, 10:39
Seanca në Gjykatën e Apelit Tiranë për PD-në është shtyrë me kërkesë të avokatit.
Vendimi i Gjykatës është shtyrë për në datën 6 dhjetor, ora 09:39, pasi avokati Indrit Sefa kërkoi për arsye familjare.
Sipas gazetares së Ora News, avokati Indrit Sefa do të zëvendësohet me një tjetër avokat.
"Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju informojme se seanca e sotme gjyqesore qe ishte planifikuar te zhvillohej, kerkesa e Partise Demokratike, nuk u zhvillua, per shkak se perfaqesuesi ligjor, ka depozituar kerkese per shtyrje seance.
Seanca e ardhshme gjyqesore eshte caktuar ne date 06.12.2022, ora 09:30,"thuhet në deklaratën e Gjykatës.