Tjetrit mund ti thuash imoral, hajdut, i korrupotuar s'para zë vend, por po i the spiun..." Spaho verifikon veten
“Tjetrit mund ti thuash imoral, hajdut i korrupotuar dhe nuk para zë vend. Po po ui the spiun, kjo ngelet damkë dhe fakti që pas 30 viteve merremi me këtë do të thotë që është e rëndë”
Për deputetin Edmond Spaho pesha e fjalës “Spiun” mbi supe ishte e rëndë ndaj vendosi të kërkojë nga Autoriteti I Dosjeve verifikim të figurës së tij.
Akuza u bë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në seancën e 6 tetorit gjatë një replike.
“Nuk kam folur në këtë Kkuvend që nga data 6 tetor, kur në replikë me Ulsi Manjën la të kuptohej që unë kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Megjithëse i thashë që kjo akuzë që po bën është shumë e rëndë. Tjetrit mund ti thuash imoral, hajdut i korrupotuar dhe nuk para zë vend. Po po ui the spiun, kjo ngelet damkë dhe fakti që pas 30 viteve merremi me këtë do të thotë që është e rëndë” tha Spaho në seancën e sotme të Kuvendit duke dorëzuar dhe dokumentin e Autoritetit të Dosjes që vërteton se ai nuk ka qenë bashkëpunëtor.
“Spiunët shkoni ti gjeni tek të tjerët. Ke drejtues të Ish sigurimit të shtetit që su thuhet asnjë fjalë” tha Spaho nga foltorja e Kuvendit.