Buxheti 2023, Fatos Çoçoli: Paratë e shtetit nuk po shpërndahen në dobi të qytetarëve

Ka një diskutim të gjerë në kuvend sa i përket buxhetit të vitit 2023.

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli  në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth këth këtij buxheti.

Sipas tij dhe pse Buxheti 2023 ka shifra më të rritura se ai paraardhës nuk mund të konsiderohet si paradë fitoreje pasi sipas tij kjo lidhet me rritjen e çmimeve.

Fatos Çoçoli: Nuk është se është ndonjë paradë fitoreje meqë ka shifra më të rritura se buxheti i vitit 2022 që po mbaron apo se ai  vitit 2021 e kështu me radhë. Është një buxhet i cili ka një politikë të caktuar për zhvillim por ka një parashikim për një rritje ekonomike që është vetëm prej 2 për qind që është një rritje inerci e mallrave dhe shërbimeve.

A ka mungesë të elementëve social?

Fatos Çoçoli: Paratë shtesë në arkën e shtetit qoftë për këtë vit qoftë për vitin e ardhshëm nuk po shpërndahen tërësisht në dobi të qytetarëve në nevojë të shtresave të goditura nga çmimet e larta.  Qeveria mund të mbrohet duke thënë  se nuk po e ngre 9.5 lekshin për kWh pra nuk po godas qytetarët por  kjo është deri diku. Ky buxhet parashikon 12 miliard lekë për shpenzimet shtesë të energjisë por kemi gjysmë miliardi para të shtuar prej çmimeve të larta. Është pak subvencioni për çmimin e energjisë dhe për bizneset e vogla. Do të prisja më shumë rishpërndarjen e këtyre të ardhurave më të larta për njerëzit në nevojë për familjet që preken rëndë nga inflacioni.