"Tentakulat"në Tiranë/ Kokainë, heroinë e kanabis në lokale nate, 15 arrestohen, mes tyre dhe një vajzë

Policia e Tiranës ka arrestuar 15 persona nën dyshimin se shisnin lëndë narkotike në lokalet e natës, por edhe në shkolla.

Hetimi i nisur nga sektori i narkotikëve në policinë e Tiranës zbuloi se një grup prej 15 personash prej kohësh ishin kthyer në tregtarë të shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas bluve të kryeqytetit, këta persona shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës, por edhe në afërsi të shkollave.

“Pas një hetimi proaktiv disamujor duke aplikuar metodat speciale të hetimit nga Specialist të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me prokurorinë, bazuar në provat e siguruara Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë ka urdhëruar ndalimin e 15 shtetasve të cilët ushtronin këtë aktivitet kriminal.”

Sipas drejtorit të policisë së Tiranës Lorenc Panganika ky grup, ku mes tyre ndodhje edhe një femër, siguronin në sasi të konsiderueshme lëndë të ndryshme  narkotike e më pas i ndanin në doza dhe i shisnin.

“Këta shtetas pasi siguronin lëndë narkotike kryesisht kokainë dhe heroinë e tregtonin në zona të ndryshme të Tiranës kryesisht lokale nate. Gjithashtu siguronin dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.“

Drejtoria e Tiranës përgjatë këtij viti, ka finalizuar 38 operacione policore në fushën e narkotikëve, gjatë të cilëve janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike kokainë, 73 kg kanabis sativa, 52 kg kanabis sativa në formë çokollate.

Emrat e 15 personave të arrestuar:

1. Erkin Hima

2. Edis Hallkokondi

3. Rando Muçollari

4. Arlend Muçollari

5. Lubjan Heri

6. Sergej Muhollari

7. Emiljano Karaj

8. Henri Katroshi

9. Igli Eski

10. Reshit Kurteshi

11.Devis Zypçe

12. Klajdi Papa

13. Armand Sula

14. K. Begaj (femër)

15. Bledar Krasniqi

"Tentakulat"në Tiranë/ Kokainë, heroinë e kanabis
Kokaina dhe sendet e sekuestruara në Tiranë