Konferenca e NATO-s për mbrojtjen kibernetike në Itali
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbërritur sot në Itali për të marrë pjesë në Konferencën e vendeve alealte mbi Mbrojtjen Kibernetike.
Roma mikpret Konferencën e vendeve të Aleancës së Antlantikut Verior, "Nato Cyber Defense Pledge Conference 2022" e cila do të mbahet sot në selinë e Minisrisë së Jashtme Italiane e bashkëorganizuar nga Italia, SHBA e Zyra e bashkëpunimti Ndërkombëtar të NATOS.
E pranishme në Konferencën e Romës është dhe Anne Neuberger, zëvendës këshilltarja për sigurinë kombëtare e deleguar në Shtëpinë e Bardhë mbi sigurinë kibernetike e teknologjitë inovatore..
Lufta e provokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë ndaj Ukrainës ka kërkuar vëmendjen ndaj sulmeve të dimensionit kibernetik në sigurinë e vendeve dhe kërkesën e e gatishmërisë kibernetike.
Konferenca në Romë do të fokusohet në "Rezistencën, Përgatitjen dhe Përgjegjshmërinë ndaj kërcënimeve Kibernetike e ndaj Infrastrukturës Kritike".
Vendet aleate do të analizojnë tema thelbësore, me kërkesën e rritjes së qëndrueshmërisë ndaj sulmeve kibernetike si në nivel kombëtar të ashtu dhe në kufijtë e territoreve të NATO-s.
Në Samitin e Madridit, mbajtur në qershor të ëktij viti, aleatët ripohuan se qëndrueshmëria ndaj sulmeve kibernetike është një përgjegjësi kombëtare por dhe një angazhim kolektiv.
Vendet e NATO-s u zotuan të përshpejtojnë zhvillimin në të gjitha fushat, duke përfshirë rritjen e gatishmërisë ndaj kërcënimeve kibernetike si dhe u dakortësuan që siguria energjetike të jetë një përparësi kryesore.
Vendet aleage vendosën në Madrid, që mbi baza vullnetare dhe duke përdorur asetet kombëtare, të ngrihet dhe të jetë aktive një aftësi kibernetike virtuale e reagimit të shpejtë për t'iu përgjigjur sulmeve kibernetike keqdashëse.
Në fokusin e këtyre vendimeve Konferenca e sotme në Romë ka në axhendë, diskutimin e shtyllave thelbësore të përpjekjeve të NATO-s për t'iu kundërvënë sulmeve kibernetike: analiza e këtij kërcënimi, elasticiteti dhe reagimi.
Gjithashtu përfaqësuesit e vendeve të NATO-s së bashku me ekspertët të fushës, do të fokusohen në sfidat e mbrojtjes së sektorit të energjisë në të njëjtën masë me atë të strategjisë së përgjithshme të mbrojtes kibernetike.
Sektretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, pritet të takohet sot në Romë me Kryeministren e re Giorgia Meloni, me Presidentin e Rpeublikës Sergio Mattarella dhe me dy ministra; Ministri i Jashtëm Antonio Tajani e Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto.
Gjatë bisedës telefonike zhvilluar pak ditë më parë me kreun e ekzekutivit italian, Jens Stoltenberg theksoi "rolin e padiskutueshëm i NATO-s për të mbrojtur sigurinë e vlerat e përbashkëta të identitetit perëndimor".