SPAK përfundon hetimet për incineratorin e Elbasanit, u komunikohet akuza Lefter Kokës, Gugalles dhe Zotos
Përfundojnë hetimet për incineratorin e Elbasanit dhe dosja tashmëi kalon gjykatës. Avokati i Klodian Zotos, Ardian Leka, si dhe avokatët e Lefter Kokës dhe Stela Gugalles u njohën me përfundimin e hetimeve.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për incineratorin e Elbasan.
Këtë të enjte dosja hetimore u është dorëzuar avokatëve të të pandehurve, të Lefter Kokës dhe Klodian Zotos, si dhe janë thirrur për tu njohur me mbylljen e hetimeve edhe avokatët e të pandehurve te tjerë.
Pas këtij vendimi avokatët kanë 10 ditë kohë të paraqesin kundërargumentet e tyre në lidhje me akuzat dhe më pas dosja do të dërgohet në GJKKO.
Kjo e fundit do të vendosë kalimin për gjykim apo jo në seancë paraprake.
Për incineratorin e Elbasanit ndodhet në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërkohë që ka masa sigurie edhe për Pëllumb Abeshin, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e incineratorit, ish-drejtori i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri, ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit, Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.
Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, Serafin Papa, ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit.
Në kërkim për këtë çështje janë shpallur Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja.
SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-Ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.
Nga ana tjetër janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugallja, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.
Lefter Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 mln euro nga incineratori i Elbasanit.
Hetimet për incineratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit.
Hetimet vijojnë edhe për incineratorin e Tiranës.
Të akuzuarit për incineratorin e Elbasanit
1- Lefter Koka
2-Pëllumb Abeshin
3- Bardhyl Çabiri
4- Etleva Kondi
5- Jonida Zeqo
6- Serafin Papa
7- Klodjan Zoto
8- Stela Gugallja
