"RTV Ora" në parlament, Ina Zhupa: E konfiskuat s'e nuk i shërbeu pushtetit. Jepni miliarda për like e share në fb e Ramës

Konfiskimi i RTV Ora mbërrin në parlament. Nga foltorja e Kuvendit deputetja e PD-së Ina Zhupa ngriti zërin për të mbrojtur median e lirë ndërkohë që qeveria jep fond mbi 1 miliardë lekë fond për like e share në facebook për propagandën e Ramës.

RTV Ora u konfiskua për një ‘kaprico” për të cilën shqiptarët do ta paguajnë tha Zhupa.

Ina Zhupa:“Mbyllje për një kapriço tuajën që e keni çuar për konfiskim. Do i paguajmë ne shqiptarët. Do ti paguajmë sepse juve nuk ju pëlqen media e lirë e kur thotë të vërtetën. Duhet vetëm ti shërbejë pushtetit. Nëse nuk i shërben pushtetit, etiketohet, gjobaxhinj, i çohen letra për të marrë godinën, i konfiskohet TV, gjithçka, nga ana tjetër keni ndërtuar Agjencinë e Medias,  e cila me 1.17 miliardë lekë. Janë për like share e facebook.

Ministri i propagandës Fuga nuk denjoi as të vijë në komision  me justifikimin janë shumë pak para e shumë pak buxhet. 1.17 miliardë lekë për like e share ishin shumë pak para për prezencën e tij në komisionin ndërsa e shohim në darka luksoze me biftekë 1 mijë euro. Sepse aty lëvizen paratë e mëdha të shqiptarëve."

Nga foltorja e kuvendit ajo theksoi se tashmë Shqipëria rrezikon një faturë të dytë në arbitraz

Ina Zhupa:“Gjyqi i RTV Ora përballë shtetit shqiptar, një mbyllje për një kapriço tuajën që e keni çuar në konfiskim dhe kur kërkohen 130 milojon euro, që prapë do ti paguajm ne shqiptaret, siç thatë ateherë, asnjë lekë nuk do të paguajm ne për Begetin”

Zhupa theksoi se fatura e kripur do të jetë barrë për taksapaguesit shqiptar dhe vetëm për shkak se qeveria nuk pranon median e lirë.

Në 3 gusht të vitit 2020 RTV Ora u vendos nën sekuestro me prezencën e madhe të forcave RENEA të veshur me antiplumb, maska dhe të armatosur. Pas më shumë se 2 vitesh Gjykata miratoi kërkesën për konfiskim.

Një tjetër provë që nuk pëlqehet të thuhet e vërteta por vetëm propaganda është dhe fakti që për herë të parë ndryshe nga tradita në komisionin e Edukimit të Mediave u votua kundër thirrjes në seancë dëgjimore të sindikatës së arsimit të lartë apo arsimit parauniversitar.

Ina Zhupa: “Për herë të parë është votuar kundër sindikatave që të flasin për buxhetin Ata bënë gabimin e madh, protestuan e thanë të vërtetën dhe në një vend ku e vërteta është herezi ti shpallesh tradhëtar, nuk vjen më në komision. Nuk vijnë më në komisionet sindikatat e mësuesit, e arsimit parauniversitar. Kështu e vendosi kartoni, ndryshe nga cfarë është morali dhe e drejta, sepse kartoni  ka zëvendësuar këto. Jo vetëm kaq dje bëtë leckë e fërtele kodin e etikës. E kur nuk reaguat për këtë nuk keni më moral të reagoni për çdo fjalë që me të drejtë mund të përdoret kundër jush.

Zhupa tha se grupet e interesit që s'u pranuan të dëgjohen në komisione do të jenë në shesh të shtunën e 12 nëntorit.

 "Do i dëgjoni nga sheshi kërkesat e atyre që nuk pranuat ti dëgjoni. Do të jenë në shesh për të protestuar që kjo Shqipëri të bëhet e jetueshme" tha deputetja demokrate.