Zhvillohet ceremonia e 25-vjetorit të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza
Plot 25 vite më parë Guardia di Finanza dhe Policia Shqiptare nisën bashkëpunimin mes tyre në një kohë kur trafiqet e paligjshme mes dy vendeve po lulëzonin. Në këtë përvjetor autoritetet e larta të policisë italiane dhe asaj shqiptare vlerësuan bashkëpunimin mes tyre në të gjitha vitet e fundit, në goditjen e paligjshmërive.
Teksa Shqipëria po kalonte momente të vështira që çuan në pikëpyetje ekzistencën e vetë shtetit, dhe teksa trafiku i qenieve njerëzorë nga Shqipëria drejt Italisë, në nëtorin e 1997 Guardia di Finanza do të vinte në një mision kontrolli për herë të parë në vendin tonë.
Që nga ajo kohë kanë kaluar 25 vite, ndërsa bashkëpunimi mes Policisë Italiane dhe asaj shqiptare nuk është ndalur.
Në shënimin e këtij përvjetori në vendin tonë erdhi Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza-s Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana.
Në një ceremoni të zhvilluar në Durrës Zafarana solli në vëmendje çështjet kryesore të bashkëpunimit me autoritetet shqiptare.
Giuseppe Zafarana: "Bashkëpunimi ynë nis në nëntor 1997. Meriton vëmendje sekuestrimi i anijeve të ngarkuara me duhan të përpunuara jashtë vendit. Gomone dhe varka që i dedikoheshin trafikut të drogës dhe qënieve njerëzore"
Edhe drejtori i Policisë shqiptare Muhamet Rumbullaku tha bashkëpunimi dhe besimi me partnerët italianë është mjaft i rëndësishëm për organizatën e policisë.
“Sot po kujtojme 25 vjetorin, jam krenar e deklaroi,pa asnjë pikë dyshimi , se policia e shtetit është një partnere e besushme, e aftë për zgjedhjesh, shum e angazhuar dhe shum e vendosur për tu përballur me sfidat e kohës, krahë për krahë me partnerët tanë strategjik euroatlantik”
Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza-s Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana u dekorua një ditë më parë ngë Kryeministri Edi Rama me medaljen e nderit.


