Berisha: RTV Ora u konfiskua nga gjykata e Ramës, nuk pranoi të bënte linjë editoriale të Fugës

Në emisionin“Ora e Betit”  Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se vendimi ndaj RTV Ora është marrë nga gjykata e partisë së Edi Ramës. Sali Berisha tha se Rtv Ora ka pasur një linjë të pavarur editoriale duke mos pranuar të bëhet zgjatim i propagandës së qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike e cilësoi politik vendimin për konfiskimin e Radio Televizionit Ora.

Sali Berisha tha se Rtv Ora ka pasur një linjë të pavarur editoriale duke mos pranuar të bëhet zgjatim i propagandës së qeverisë.

Berisha: Gjykata është seksion i partisë së Edi Ramës. Nëse RTV Ora do të kishte marrë linjë editoriale nga Rama dhe Fuga, sot do ta kishit ndërtesën 2 fish. Ky është një vepër për qëndrimet që janë mbajtur. Harrohet se këtu janë një ekip gazetarësh që kanë bërë hetime dhe kanë mbajtur qëndrim të pavarur.

Ky pronar ka pasur guximin që të mbajë një linjë editoriale të pavarur dhe jo ta marrë nga Fuga. Nëse ky pronar ka vuajtur një dënim që nuk e ka fshehur, por nuk mohet e drejta për biznes. Të gjenden shkeljet, por të konfiskosh duke pasur përballë akt-ekspertizën që mbulohen të ardhurat dhe shpenzimet. Gjykata bën një akt antiligjore, sepse e drejta ekziston edhe në Arbitrazh sikurse me Agon Channel.

Për shpopullimin e Shqipërisë Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama.

 Protesta e të shtunës Kryetari i PD-së tha se do të jetë madhështore.

Ndërsa Kryebashkiakun Veliaj e cilësoi më të keqin në histori teksa tha se kandidatët e PD përballë tij kanë cilësi shumë më të larta dhe avantazh për të fituar.