Momenti i grabitjes së dyqanit të telefonave në Vlorë (VIDEO)

Momenti i grabitjes së një dyqani elektronikesh tre ditë më parë është siguruar nga Ora News dhe tregon autorët që kanë hyrë në dyqan.

Në pamjet e kamerave të sigurisë duken dy të rinj që rreth orës 03:00 të 7 nëntorit 2022 kanë hapur me forcë derën e dyqanit dhe kanë vjedhur disa kompjutera dhe telefona.

Personat kanë qenë të maskuar, ndërsa policia është ende kërkim të tyre.