"Tentakulat" në Tiranë, kokaina e heroina e fshehur në llampat led të shtëpisë

Një operacion i finalizuar sëfundmi nga Policia e Tiranës ka çuar në arrestimin e 15 personave, dytë shpallur në kërkim dhe ndaj 14 prej tyre nisi procedimi penal, pasi shisnin lëndë narkotike heroinë, kokainë e kanabis në lokale nate e shkolla.
Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit gjatë kontrollit në banesa, shihet se ata e kishin fshehur lëndën narkotike në tavan, dollap e vazo.
Gjatë kontrollit policia sekuestroi 745 gr kokainë e ndarë në doza, 110 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, shuma parash, eurosh dhe dollarësh.
U sekuestruan gjithashtu 5 peshore elektronike, 25 telefona, 6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Emrat e 15 personave të arrestuar:
1. Erkin Hima
2. Edis Hallkokondi
3. Rando Muçollari
4. Arlend Muçollari
5. Lubjan Heri
6. Sergej Muhollari
7. Emiljano Karaj
8. Henri Katroshi
9. Igli Eski
10. Reshit Kurteshi
11.Devis Zypçe
12. Klajdi Papa
13. Armand Sula
14. K. Begaj (femër)
15. Bledar Krasniqi
