Me armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike, prangosen dy të rinjtë në Fier

Një 18 vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi u kap dke lëvizur me armë zjarri pistoletë, municion luftarak e lëndë narkotike të ndaarë në doza.

Ndëkohë një 20 vjeçar u kap sërish me lëndë narkotike, pasi kishte thyer masën e arrestit në shtëpi,duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Me finalizimin e operacionit policior të koduar "Territori" u arrestuan Orgito Lamkaj dhe Adis Caka.

"U arrestua në flagrancë shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë), municion luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

U arrestua në flagrancë shtetasi A. C., 20 vjeç, banues në Fier, i cili u kap në lagjen "15 Tetori", Fier, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, me një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza. Në vijim të verifikimeve, rezultoi se shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, po për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Me armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike, prangosen dy