Incineratori i Tiranës, Kryemadhi: Veliaj dha 15 milion $ në 617 ditë, Rama presion Prokurorisë të mos kryejë hetimet

Deputetja e PL-së Monika Kryemadhi ka vijuar denoncimin për incineratorin e Tiranës.

Ish kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shprehur shqetësimin për situatën me hetimin e incineratorit të Tiranës. Në konferencën për mediat ajo theksoi se nga momenti i padisë e deri më sot janë paguar miliona euro për kompaninë koncesionare, ndërsa SPAK nuk ndërmerr asnjë veprim.

"Incineratori i Tiranës ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milionë dollarë. Nga Bashkia e Tiranës janë paguar 15 milion dollarë. Në 617 ditë, Prokuroria ka lejuar që xhepave të shqiptarëve tu vidhen 15 milion dollarë. Këto para vazhdojnë të shkojnë tek kompanitë fiktive, tek Klodian Zoto, tek kompani që nuk dihet kush është pronari i saj, por pronari i saj është of-shore, që është Incineratori i Tiranës.

Në gjithë këtë histori, ky inienerator është afatgjatë, deri në 2047, pra qytetarët do i paguajnë nga 10 milionë dollarë vit për vit”, tha ajo

Shkak sipas saj është presioni që mazhoranca i bën prokurorisë, ndaj Kryemadhi nuk beson se do të merren nën hetim as kryeministri dhe as kryetari i bashkisë së Tiranës

“Presioni që ushtron Rama herë pas herë. Dje mënyra si artikulonte ishte presion për të mos vepruar ndaj incineratorëve të Tiranës.  Incineratori i Tiranës vetëm për udhëtime në vitin e pandemisë ka paguar 800 mijë dollarë ndërkohë që të gjitha udhëtimet ishin të bllokuara"

Afera për Kryemadhin është e qartë dhe provat edhe për evazionin fiskal duke përdorur emrat e të moshuarve janë kokëforta

Kryemadhi kundërshtoi dhe deklaratat se janë përdorur dokumente nga hetimi i bërë më parë prej akuzës. Sipas saj ato janë drejtuar nga bashkëshorti i deputetes socialiste, ndaj dosja nuk mund të dilte prej aty.

Çfarë deklaroi dje Rama në Kuvend

Edi Rama: Do t’i rrisim penalitetet për biznesin e madh për t’i thënë biznesit të madh: “rri në vendin tënd, ke gjithë respektin tonë”. Ne nuk e konsiderojmë biznesin e madh as hajdut, as oligark, as mafioz, as kriminel, siç e konsideroni ju. Ju bëni kriminel dhe një nga personalitetet e ekonomisë globale. Ju bëni kriminel njeriun që ka ndërtuar gjysmën e Dubait.

Çfarë i keni ju problem këta që janë këtu, por ama këta duhet të mos përdorin biznesin e vogël për të shitur dhe shpërndarë pa fatura dhe të mos bëjnë evazion, sepse aty ku do të kapen, do të goditen, pavarësisht se duhet ta themi dhe këtë, na ka ngecur sharra në gozhdë në Prokurorinë e famshme të Tiranës, e cila prej shumë vitesh ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin, duke mbyllur çështjet që drejtoritë tona të të ardhurave t’i çojnë për ndjekje penale dhe duke marrë para nga ata, të cilët duhet të ndiqen penalisht dhe duke çuar pastaj letrat tek bedelat e PDLL-së për të bërë gjithë ato zullume me letrat të marra nga prokuroria, letra të cilat në prokurori i kanë çuar drejtoritë tona të të ardhurave, si puna e atyre rasteve të famshme të tvsh-ve fiktive me të vdekur e me të paralizuar  që ishin të gjitha raste të denoncuara nga Drejtoria jonë e Tatimeve për të ndjekur penalisht ata të cilët i kishin bërë, dhe ata jo vetëm nuk u ndoqën penalisht, por letrat iu dhanë ‘’Partisë së Lekut’’ dhe “Partia e Lekut” fillojë të bëjë gjithë atë që bëri, duke i hedhur sa më shumë hi e sa më shumë baltë syve shqiptarëve”

Incineratori i Tiranës, Kryemadhi: Veliaj dha 15 milion $ në 617