Flamur Noka: Me pr/buxhetin 2023, Rama u thotë shqiptarëve “shtrëngo rripin Thanas”

Në Kuvend vijon sot seanca e debatit për pr/buxhetin  e vitit 2023.

Deputeti demokrat Flamur Noka deklaron se pr/buxheti i vitit 2023, është tregues i qartë i “pangopësisë”  dhe “pashpirtësisë” për shqiptarët.

Flamur Noka: “Nuk ka asnjë masë në këtë buxhet për të lehtësuar rritjen e çmimeve. Rama u thotë shqiptarëve “shtrëngo rripin Thanas”. Me këtë buxhet kjo qeveri tregoi se ka një cilësi. Pashpirtërsi e pangopësi. Buxhet i keq për shiqptarët dhe i mirë për qeveritarët. Rrit shpenzimet, nuk hap vende pune. Këtu parashikohen udhëtime me avionë privatë ndërkohë që xhepat e shqiptarëve janë bosh. Kjo është tragjike”