Olsian Çela në Forumin e tretë të Prokurorëve të Përgjithshëm të Ballkanit në Bukuresht
Nga Ora News Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2022, 09:54
Forumi i tretë i Prokurorëve të Përgjithshëm të shteteve të Ballkanit, u zhvillua dje në Bukuresht, Rumani, ku mori pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.
Takimi kishte në fokus prerogativat kontrolluese dhe rolin thelbësor të Prokurorëve të Përgjithshëm në zbatimin uniform të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.
Në fjalën e tij, Prokurori i Përgjithshëm shprehu nevojën për gjetjen e nje ekuilibri mes pavarësisë së prokurorëve dhe performancës së shërbimit të prokurorisë në tërësi, duke theksuar domosdoshmërinë e forcimit të rolit të Prokurorëve të Përgjithshëm si autoriteti i vetëm që mund të sigurojë në mënyrë konstante efiçencën dhe kohezionin e institucionit.
Në takim mori pjesë edhe zv.presidenti i Eurojust Boštjan Škrlec.