Votimi i masave të shkurtimit përballet me protesta në Greqi
Qeveria greke duket se i ka kapercyer ndasite qe viheshin re ne lidhje me ndermarrjen e sfides per te implementuar masat ekonomike, qe i nevojiten shtetit per te siguruar ndihmen e nderkomebtareve aq jetesore per shtetin helen, por nga ana tjeter qeveria po perballet me nota te disisdences dhe protestave te egra qe jane kunder hedhjes se votes ne favor te ketyre masave nga ana e Parlamentit.Kryeministri Grek Antonis Samaras pritet te kete ne favor te tij mbeshtetjen per te zbatuar shkurtimet e parashikuara te buxhetit, ne lidhje me taksat dhe reformat ne fushen e punesimit - ne votimin parlamentar te sotem. Ajo qe eshte kunder ketyre masave dhe votimit te tyre, deri me tani, eshte partia me e vogel ne koalicionin e Liberaleve Konservatore.Te gjithe jane te ndergjegjshem se nje vote e vetme e hedhur 'kunder' do te prishte dhe koalicionin e dobet qe e kziston ne Greqi. Partia opozitare e quajtur Syriza eshte perpjekur te bllokoje ligjin prej 500 faqesh, duke bere presion ne lidhje me kushtetueshmerine e saj, por masa u mund nga fuqia maxhoritare e qeverise.Dhjetera mijera punetore te sinidikatave kane planifikuar te mblidhen prane Parlamentit ne diten e dyte te nje greve nderkombetare qe ka ndalur transportin publik, mbylljen e shkollave, bankave dhe mjaft zyrave qeveritare.Te mbeshtetur nga opozita e majte, sidikatat thone se masat do te godasin te varfërit dhe te kurseje te pasurit, duke thelluar recensionin tashme 5 vjecar qe ka fshire 1/5 e prodhimit te vendit, duke shtyre papunesine me 25%.Ligjvenesit filluan nje debat te nxehte mbi shkurtimet e shpenzimeve dhe rritjen e taksave qe pritet te jete me vlere te 13.5 bilion eurosh, e cila nese miratohet, do te celesi per zhbllokimin e nje kesti kredie prej me shume se 32 miliarde eurosh nga Bashkimi Europian dhe FMN.Votimi i sotshem eshte testi me i madh per qeverine Samaras qe pas ardhjes se saj ne pushtet ne qershor. Nje pergjigje pozitive do ti jepte te holla Athines per te mbeshtetur bankat e saj ne gjendje kritike dhe bere te mundur pagesen e borxhit qe pritet te kryet ne fund te ketij muaji.