Durrës, adoleshenti goditet me thikë në sheshin "Pranvera" (Pamje)

Një adoleshent u godit me thikë pas një konflikti me një tjetër të ri mesditën e sotme në në sheshin “Pranvera” në Durrës.

”Rreth orës 12:55, në lagjen nr. 11, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit A. M., 20 vjeç dhe një 16-vjeçari, në ambientet e jashtme të një lokali, shtetasi A. M. ka plagosur me mjet prerës (thikë), 16-vjeçarin” informoi policia.

Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme 20 vjeçarin.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Burimet bëjnë me dije se sherri mund të ketë nisur për një vajzë.

Durrës, adoleshenti goditet me thikë në sheshin
Me rreth të kuq rreth 16 vjeçari i plagosur me thikë
Durrës, adoleshenti goditet me thikë në sheshin
Me rreth të kuq rreth 16 vjeçari i plagosur me thikë