Biberaj: Shumë pedagogë janë konformistë, nuk duan të kundërshtojnë Ramën e ministrat
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, profesori Aleksandër Biberaj u shpreh se një pjesë e pedagogëve janë konformistë dhe nuk duan që t’i bëjnë oponencë kryeministrit dhe ministrave.
Ai tha se para ca vitesh u bë një protestë e studentëve që dështoi me sukses sepse u fut politika dhe Rama me “përça dhe sundo”.
Biberaj: Profesorët e ekonomisë mund të ishin këshilltarë në ministrinë përkatëse, por janë të përjashtuar. Një pjesë e kolegëve janë shumë konformistë dhe nuk duan që t’i bëjnë oponencë kryeministrit dhe ministrave, që mund të jenë injorancë të fushës.
Para ca vitesh u bë një protestë e studentëve që dështoi me sukses sepse u fut politika dhe Rama me “përça dhe sundo”. Ai u fillimisht iu sul studentëve si ngelsa dhe më pas pedagogëve. Ne nuk na pranuan në atë protestë sepse nuk mund të shkonim si të paftuar. U bë një pakt me universitetin dhe asnjë pak nuk është zbatuar.
