Elbasan/ Gjeti mbajtësen metalike me 720 fishekë duke punuar tokën, 61 vjeçari lajmëron policinë

Një 61 vjeçar ka lajmëruar policinë e Elbasanit pasi duke punuar tokën e tij ka gjetur një mbajtëse metalike me 720 fishekë.

"Shtetasi A. Xh., 61 vjeç, banues në Cërrik, duke punuar tokën e tij, ka gjetur një mbajtëse metalike të mbushur me 720 fishekë luftarakë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast," njoftoi policia.