Shkodër, zbulohet magazina që ishte bërë gati për të rritur kanabisin në dimër
Një 35 vjeçar u arrestua në Shkodër gati për të nisur kultivimin e bimëve narkotike gjatë dimrit përmes ngrohjes me llampa. Në banesë iu sekuestuan fara e kanabisit dhe dy armë zjarri.
Policia e Shkodrës zbulon një magazinë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Magazinë në fshatin Beltojë të Shkodrës, ishte gati për tu përdorur.
Aty ishin instaluar 35 llampa të mëdha,që do të shërbenin për ngrohje dhe pajisje të tjera.
Laboratori i Kanabisit sipas policisë ishte ngritur nga 35 vjeçari Altin Palushi, i cili u vu në pranga, në kushtet e flagrancës nga Policia e Shkodrës në kuadër të fazës së 9 të operacionit, “Qarku”
Gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti dhe një sasi fara kanabisi, të cilat po bëhej gati ti rriste përmes ngrohjes me llampa, gjatë muajve të dimrit në vijim.
35 vjeçari Altin Palushi, iu gjetën edhe një automatik Kallashnikov dhe një pistoletë të pajisura me silenciator dhe sasi municionesh luftarake.
Të hënën, 31 tetor policia e Shkodrës zbuloi dy shtëpi të cilat shërbenin si magazine të arsenalit të armëve, të një grupi kriminal që dyshohet se po përgatitej për një vrasje.
Ndërsa gjatë 7 fazave të operacionit më parë, janë sekuestruar 270 kilogramë kanabis, 476 bimë narkotike, dhjetëra doza kokainë, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit.
