Ekzekutimi i Briken Sanaj tek Kodrat e Diellit, në kërkim njeriu me kapele të zezë dhe çantë në sup
Hetimet për zbulimin e autoreve të vrasjes së 39-vjeçarit Briken Sanaj në Tiranë janë fokusuar tek kamerat e sigurisë edhe pse autorët duket se kanë zgjedhur një vend pa mbikqyrje për atentatin. Policia po shqyrton edhe dëshminë e familjareve të tij, për një konflikt të ndodhur 10 vitë më parë në Lezhë. Hetuesit dyshuan fillimisht për ngatërrim shënjestre më vëllain e viktimës, i cili rezultoi të jëtë ai i përfshirë në konflikt por nga verifikimet ai nuk ka hyrë në territorin tonë.
Policia kriminale nuk po arrinin të verifikojë autorët që morën pjesë në ekzekutimin e 39 vjeçarit Briken Sanaj i njohur edhe me emrin Skerdi Sanaj ndodhur mbrëmjen e 30 tetorit 2022.
Pavarësisht se e gjithë zona është me kamera sigurisë burimet thanë për Ora News së vendin ku është kryer vrasja nuk mbulohet me vëzhgim.
Kamerat kanë fiksuar vetëm momentin ku autori duket me kapele të zeze dhe më një çantë në sup dhe largohet nga mbrapa residences pasi ka kryer krimin.
Hetusit kanë dyshime se atentati është i planifikuar së fundmi kjo për shkak se targat në të cilën mbante automjeti tip benz i autorëve rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë.
Edhe pse viktima ishte një përson pa precedent penal si në Itali ku ka jetuar prej vitësh po ashtu edhe në Shqipëri policia po heton në disa pista, si për hakmarrje ashtu edhe për ngatërrim shenjestre.
Kjo për shkak se i vëllai i 39-vjeçarit Antonio Sanaj, ka qënë i përfshirë në një konflikt në Lezhë me familjën Kola.
Policia ka kryer disa verifikime për vëllain e viktimës cili rezulton se është larguar jashtë Shqipërisë, më konkretisht në Itali.
Për të plotësuar hetimët bëhet me dije së në familjën Kola është ushtruar një kontroll banese natën e ngjarjes.
Ndërkohë një ditë më parë ka fillur edhe analizimi i kamerave përgjatë autostradës ku ka lëvizur makina e autorëve deri në zonën ku është djegur, por deri më tani dyshimet janë se ata mund të jenë larguar në këmbë për disa metra në disa rrugica në drejtim të Domjes aty ku edhe kanë humbur gjurmët.
