Dilte i maskuar, banorët identifikuan Dyrmishin nga foto e publikuar në media
Ky është pallati ku u arrestua dje Bledar Dyrmishi i njohur ndryshe edhe me emrin Spartak Durmishi.
Pallati u rrethua mbrëmjen e djeshme nga policia e Vlorës dhe seksioni i krimeve duke u bërë e mundur arrestimi i tij në orën 21:00 të mbrëmjes.
Edhe një ditë para se ta arrestonin pallati ka qenë i rrethuar por policia s'ka mundur të hapë dot derën e blinduar ndërsa dje ka kërkuar ndihmën e zjarrfikses e cila ka bërë të mundur hapjen e derës.
Spartak Dyrmishi është transferuar me forca të shumta policie drejt Greqisë rreth orën 02:00 të mëngjesit.
Në këtë pallat ai jetonte prej datës 27 tetor teksa e kishte marrë me qira.
Në pallat se njihnte askush për shkak se nuk dilte shpesh, por edhe kur dilte mbulonte fytyrën.
Policia mësohet se ka marrë informacion nga banorët të cilët duke parë foton e tij në mediat e huaja kanë arritur ta njohin kur ai kishte dalë nga banesa.


