Arrestohet në Vlorë, 43 vjeçari i akuzuar për përdhunim në Greqi

45 vjeçari shqiptar Bledar Dyrmishi, i akuzuar për përdhunimin e një gruaje dhe një tjetër të mbetur në tentative, më 23 tetor 2022 në Paleo Faliro të Greqisë është arrestuar.

Policia e Vlorës konfirmon aksionin dhe thekson se Dyrmishi është arrestuar dje në mbrëmje në Vlorë, i dyshuar për një sërë ngjarjesh dhe përdhunimesh në Greqi.

Lajmin e arrestimit e ka bërë me dije edhe ministri i Brendshëm i Greqisë Takis Theodorikakos, përmes rrjeteve sociale mëngjesin e sotëm.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Muaj të mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, tha ministri grek.

Sipas informacioneve, Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar Bledi Çuçi ditën e djeshme, duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke.

Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve grek.

Burime për Ora News bëjnë me dije se në Greqi ai njihej me emrin Spartak Dyrmishi, por nuk dihen arsyet se pse ai ishte me dy emra, nëse kishte probleme me ligjin apo i duhej një emër grek për të marrë dokumentat.

Mediat greke kanë publikuar video të pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë, mbrëmjen e asaj nate kur ka ndodhur përdhunimi. Në video makina e gruas ndalon, dhe autori i afrohet dhe futet në sediljen e pasme.

Ndërkohë mamaja e tij 70 vjeçare e shokuar nga ngjarja, tha se nuk kishte më djalë, e se ai tashmë kishte vdekur për të.

“Për mua ai ka vdekur. Jam 70 vjeçe. Ai pinte, madje policia një herë gjeti cigare hashashi. Nuk e dua një djalë të tillë” ka thënë e moshuara sipas mediave greke.

Ndërkohë një operacion kontrolli u zhvillua dhe në Vlorë mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se mbrëmjen e 31 tetorit policia ka kontrolluar një pallat 5 katësh, në apartamentet e të cilit dyshohej se mund të ishte dhe 45 vjeçari