Shtyhet vendimi për ekstradimin e bosit të kriptomonedhave, rrezikon 40 mijë vite burg në Turqi

Shtyhet sërish vendimi i Gjykatës së Elbasanit për ekstradimin e biznesmenit turk Faruk Ozer që në vendin e tij rrezikon mbi 40 mijë vite burg për mashtrim me kriptomonedhat

Gjykata e Elbasanit edhe një herë, nuk arriti të marrë një vendim për ekstradimin e biznesmenit turk Faruk Fatih Özer, i kërkuar në vendin e tij për mashtrim në shuma të mëdha me kriptomonedhat.

Vendimi për kërkesën e autoriteteve turke u shty për në datën 10 nëntor, pasi prokuroria e prezantuar nga Kreshnik Ajazi paraqiti prova të tjera, dhe avokati kërkoi kohë të njihet me to.

Seanca e kësaj të marte u shoqërua me debate mes përfaqësuesit ligjor të biznmenit turk dhe prokurorit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Avokati Klodian Skënderaj, theksoi se nuk e kupton nxitimin e gjykatës për ekstradimin e klientit të tij, në një kohë kur duhet ti garantohen të gjitha të drejtat dhe mbrojtja ligjore.

"Për shkak se ne insistojmë që në ngarkim të shtetasit që unë përfaqësoj të zhvillohej një proces i rregullt ligjor. Nuk mundet në seanca ekstradimi të ketë ngut. Nuk e kuptoj pse është gjithë ky ngut nga ana e Gjykatës. Ne për këtë punë jemi këtu. Të garantojmë interesat e ligjshme të shtetasve," tha avokati.

Faruk Ozer u arrestua në Vlorë më 30 gusht, ndërsa prej datës 2 Shtator mbahet në qeli me masë sigurie arrest me burg, deri në një vendim të gjykatës së Elbasanit për ekstradimin ose jo drejt Turqisë.

Autoritetet turke e akuzojnë se atë se ka përfituar rreth 2 miliard Dollarë përmes platformës së kriptomonedhave “Thodex” duke mashtruar disa mijëra qytetarë turq.

Në pritje të ekstradimit, në Turqi ndërkohë vijon një process penal ndaj Faruk Fatih Özer, ku prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 40 mijë e 562 vite burg.

Shtyhet vendimi për ekstradimin e bosit të kriptomonedhave, rrezikon
Faruk Fatih Özer sot në gjykatën e Elbasanit