Fshihej në Vlorë, i akuzuari për përdhunim i dorëzohet autoriteteve greke

Shqiptari i arretsuar mbrëmjen e 31 tetorit 2022 në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia greke për përdhunimin e një gruaje në Athinë është identifikuar si Spartak Dyrmishi.

Burime për Ora News bëjnë me dije se në Greqi ai njihej me emrin Spartak Dyrmishi, por nuk dihen arsyet se pse ai ishte me dy emra, nëse kishte probleme me ligjin apo donte të merrte pasaportën greke.

45 vjeçari ishte larguar nga Greqia dhe strehohej në një banesë në Vlorë.

KETU LAJMET MINUITE PAS MINUTE

Burri është identifikuar si përdhunuesi me tatuazh dhe mendohet se ka hyrë në Shqipëri përmes Kakavijës më 27 tetor 2022, pikërisht pak para se ai të identifikohej nga policia greke.

Gazetari i Ora News Edi Ruçi informon se arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe policia e Vlorës.

Sipas informacioneve, policia shqiptare ka lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçarin në orën 02:30 të mëngjesit dhe e ka çuar menjëherë në kufi, ku i është dorëzuar policisë greke që ndodhej aty.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe ministri grek Takis Theodorikakos në Twitter.

“Muaji i mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruan Takis Theodorikakos në postimin e tij në Twitter.