Debate të ashpra në parlamentin britanik për "kriminelët shqiptar", ambasadori Smith në Kryeministri

Ambasadori britanik në vendin tonë  Alstair King-Smith është paraqitur në ambjentet e Kryeministrisë ditën e sotme.

Burime për ora News bëjnë me dije se vizita e tij lidhet me debatet e ashpra që u zhvilluan dje në parlamentin britanik për "kriminelët shqiptarë".

Dhoma e Komunave në parlamentin britanik dje u përfshi nga debate në lidhje me emigracionin e paligjshëm.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman u pajtua me sugjerimet e deputetit konservator, Lee Anderson, se disa migrantë mund të "hyjnë në një gomone dhe të kthehen menjëherë në Francë" nëse besojnë se akomodimi në Mbretërinë e Bashkuar nuk është mjaft i mirë.

“Ne kemi kriminelë shqiptarë që largohen nga Shqipëria, e cila është një vend i sigurt, të njëjtët kriminelë më pas hapin dyqane në Francë, ata më pas largohen nga Franca, e cila është një vend i sigurt, dhe vijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit.

Dhe më pas kur akomodohen, ne kemi marrë partitë opozitare që thonë se akomodimi nuk është mjaftueshëm i mirë për ta," tha Anderson.