Policia belge kap në kohë gomonen me 12 shqiptarë, 3 të arrestuar

Tre persona janë arrestuar pasi një operacion i përbashkët midis Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Policisë Federale Belge kapi në flagrancë një grup emigrantësh që do të niseshin me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar .

Oficerët belgë arrestuan dy shqiptarë, të moshës 34 dhe 44 vjeç nga Basingstoke, me dyshimin për shkelje të kontrabandës së njerëzve ndërsa mbërritën në bregdetin pranë Nieuwpoort në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës, 30 tetor.

Gjithashtu u ndaluan 12 emigrantë, që besohet se ishin shtetas shqiptarë.

Një burrë i tretë, 46 vjeç, u arrestua nga policia në Aylesbury, Buckinghamshire, në të njëjtën ditë me dyshimin se kishte ndihmuar imigracionin e paligjshëm. Ai mbetet në paraburgim dhe po merret në pyetje.

Grupi dyshohet se është pjesë e një bande që kontrabandon një seri njerëzish drejt Britanisë së Madhe.

Komandanti i degës së NCA Colin Williams tha: “Ne besojmë se ky operacion ka shpërbërë një grup të dyshuar të krimit të organizuar i përfshirë në sjelljen e njerëzve në Britani në mënyrë të paligjshme.

“Përpjekjet për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe kontrabandistët e njerëzve nuk kujdesen për sigurinë e pasagjerëve të tyre.

Duke punuar ngushtë me partnerët përfshirë Policinë Federale belge, Forcën Kufitare dhe Zbatimin e Emigracionit, këto arrestime tregojnë se NCA do të punojë përtej kufijve ndërkombëtarë për të shkatërruar bandat e kontrabandës së njerëzve.”

Prokurori Publik belg Frank Demeester tha se “Lufta kundër kontrabandës së organizuar të qenieve njerëzore është një prioritet absolut për Zyrën e Prokurorit Publik të Flanders Perëndimore, shkruan media belge.

“Kjo është arsyeja pse Policia Federale belge ka vendosur burime të konsiderueshme për të penguar këto akte të kontrabandës me njerëz. Ne duam të shmangim me çdo kusht që njerëzit të vihen në rrezik në Detin e Veriut. Tashmë dihet se bashkëpunimi ndërkombëtar me kolegët britanikë nga NCA dhe me partnerët tanë evropianë është shumë i mirë në këtë fenomen.”